Nedellkov: Shumë mësimdhënës dhe shkolla pa mjete për realizimin e mësimit në distancë

Kryetari I Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov ka përsëritur qëndrimin e tij se punonjësit në arsim nuk mund të fillojnë me punë nëse nuk furnizohen me mjetet e duhura për punë.

Ai shtoi se tashmë në sindikatë kanë arritur shumë ankesa nga mësimdhënësit që kanë të bëjnë me realizimin e mësimit nga distanca. Gjithashtu, Nedellkov tha se anketat të realizuara në shkolla dëshmojnë se një numër i madh i tyre kanë mungesë të mjeteve për punë.

“Ajo deklaratë është dhënë bazuar në sondazhet që vijnë nga shkollat dhe ka të bëj me Ligjin për marrëdhënie pune ku punëdhënësit janë të obliguar tu sigurojnë kushte për punë punëtorëve. Në këtë rast, nëse nuk do të kenë me çfarë të punojmë atëherë shtrohet pyetja si do të punojmë, logjike është pyetja por logjike është edhe përgjigjja. I qëndroj pas asaj që kam deklaruar dhe sërish po e përsëris se sipas informacioneve që ne kemi, sipas anketave në shkolla, relativisht një numër i madh i shkollave akoma nuk kanë siguruar mjete teknike”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.