Arifi: Procesi edukativo-mësimor sot filloi në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës

Gjatë verës përforcuam rrjetin e internetit, pajisëm shkollat me kompjutorë, gjithashtu u trajnua stafi i mësimdhënësve se si të zhvillojnë mësimin në distancë.

Meqë një pjesë e nxënësve, duke përfshirë dhe mësimdhënësit do jenë çdo ditë të pranishëm fizikisht në hapësirat e shkollave, ne u bëmë gati dhe në këtë aspekt, duke respektuar protokolet nga instancat që kanë dhënë sygjerime profesionale në këtë aspekt, si mbajtja e distancës, preparate shtesë për mbajtjen e higjienës, dezinfektues etj.

Poashtu kemi shpërndarë dhe maska për nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë që kontribuojnë në procesin edukativo-arsimor në këto kohëra të jashtzakonshme pandemie.

Uroj që ky proces të zhvillohet ashtu siç duhet dhe të jetë atraktiv për fëmijët.