Shahpaska: Për mbylljen e kopshteve vendosim bashkarisht me MSh dhe Qeverinë

Ministrja Jagoda Shahpaska vlerëson se situata me virusin korona dhe të infektuarit nëpër kopshte është stabile. Ajo thotë se ministria e saj po e përcjellë situatën me kujdes të madh dhe vlerëson se tani për tani nuk ka nevojë për mbylljen e çerdheve.

Përndryshe vendimin nëse çerdheve duhet tu vihet çelësi Shahpaska tha se do ta merr bashkarisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë.