Carovska-SASHK : Sindikata është partner i rëndësishëm, së bashku do t′i realizojmë reformat

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska u takua me kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedelkov dhe përfaqësues tjerë të sindikatës. Në takim u bisedua për procesin e ardhshëm reformues në arsimin fillor dhe për projekt – konceptin e propozuar.

Përfaqësuesit e SASHK-ut dhe ministrja u dakorduan se reformat në arsim janë të domosdoshme dhe se me të vërtet duhen bërë, por gjithashtu theksuan se sindikata është partner i rëndësishëm në sjelljen e konceptit të ri dhe realizimin  e reformave.

Ministrja Carovska theksoi se ky proces duhej  të kishte ndodh para një dekade dhe se çdo ditë vonesë është në dëm të drejtëpërdrejtë të nxënësve dhe gjeneratave të reja.

Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transperente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të  fëmijëve.