Carovska: Mësimdhënësit të kyçen ne planin e ri mësimor

Ministrja e arsimit mila Carovska, në paraqitjen e saj të sotme u bëri thirrje mësimdhënësve që të kyçen në përpilimin e paln-programit për vitin shkollor 2021-2022.

“Koncepti i ri është i disponueshëm për publikun. Sot do të bëjmë edhe thirrje publike, për të cilën unë mendoj se tashmë duhet të jetë shpallur, ndërsa ka të bëj me përgatitjen e plan-programeve për vitin shkollor 2021/2022, prej klasës së parë deri në të katërtën, e që do të nis pas konceptimit të ri. Unë u bëj thirrje të gjithë mësuesve dhe profesorëve që të përfshihen në përgatitjen e programit sepse është me të vërtetë e rëndësishme për kapacitetin kombëtar”, tha mes tjerash Carovska.