MASH: Është shpallur konkursin për regjistrim në shkolla të mesme në vitin shkollor 2021-2022

MASH: Është shpallur konkursin për regjistrim në shkolla të mesme në vitin shkollor 2021-2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2021-2022.

Politika e regjistrimit u krijua për herë të parë përmes bashkëpunimit intensiv midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, qeverive lokale dhe komunitetit të biznesit në vend, të cilët së bashku panë nevojën për hapjen e drejtimeve të reja arsimore dhe paraleleve në shkolla, ndërsa zbatimi do të mbështetet nga një shumë dukshëm më e lartë e mjeteve buxhetore krahasuar me vitet e mëparshme.

Në pajtim me Konkursin, në 109 shkolla të mesme gjithsej janë 30.053 vende të lira për nxënësit në 913 paralele, prej të cilëve 19.602 në arsimin profesionaë në 604 paralele, 9.261 në Gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në arsimin –për Art, Akademinë e sportit, Gjimnazin për sport dhe Gjimnazin për Matematikë-Informatikë.

Me konkursin e ri këtë vit, janë hapur 97 klasa duale me një vëllim të shtuar të trajnimeve praktike për 2,001 nxënës. Prej tyre,11 paralele tani më janë nga progrmat ekzistuese, ndërsa 86 paralele janë rezultat i bashkëpunimeve të reja ndëmjet shkollave dhe kompanive të cilët kanë shprehur gatishmëri të pranojnë nxënës në trajnim praktik drejtëpërdrejtë në vendin e punës.

Konkursi për regjistrim në shkolla të mesme gjendet në linkun në vijim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje të gjithë nxënësve të klasave të nënta që të bëjnë zgjedhjen e arsimit sipas bindjes së tyre, sipas afiniteteve personale, predispozicioneve dhe interesit në një fushë të caktuar, por gjithmonë të marrin parasysh informacionin se sa një lloj i caktuar i arsimit ofron mundësi punësimi dhe një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.