Njoftim nga Kolegji Jahja Kemal

Njoftim nga Kolegji Jahja Kemal

Kohët e fundit jemi dëshmitarë se si disa kanale televizive dhe disa portale publikojnë lajme jo të vërteta në lidhje me Kolegjin Jahja Kemal.

Dëshirojmë që t'ju njoftojmë se shkolla jonë më shumë se 20 vjet është duke funksionuar konform ligjeve të R. së Maqedonisë. Kolegji Jahja Kemal është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta vazhduar suksesin e njëjtë edhe në këtë vit të ri shkollor.

Siç jeni të njoftuar edhe ju, autoriteti që angazhohet me hapjen apo mbylljen e çdo lloj institucioni arsimorë në vend i takon vetëm ministrive dhe institucioneve përkatëse të qeverisë së R. së Maqedonisë. Në shtesë mund ta shihni edhe deklaratën e Ministrit të Arsimit të R. së Maqedonisë, z. Pishtar Lutfiu për Alsat M, më datë 05.08.2016.

Ministri i nderuar z. Pishtar Lutfiu në deklaratën e tij potencoi: “Institucioni Jahja Kemal është në rregull me dokumentacionin e tij dhe funksionon ne bazë të ligjit dhe kjo është ajo që na intereson neve. Sipas informative që kemi, edhe pas diplomimit në atë shkollë, nxënësit e Jahja Kemal regjistrohen në institucione mjaftë mirë të ranguara në botë”.

Të nderuar prindër, me këtë rast dëshirojmë që t'ju informojmë edhe njëherë se të gjitha zhvillimet dhe informatat e tjera në lidhje me Kolegjin t'i merrni vetëm nga shkollat tona dhe nga ministria përkatëse.

Drejtoria Gjenerale e Kolegjeve Jahja Kemal

Please publish modules in offcanvas position.