“Librat digjital”, prindërit paralajmërojnë bojkot të mësimit

“Librat digjital”, prindërit paralajmërojnë bojkot të mësimit

Gjatë ditës së nesërme Grupi i prindërve që numëron afro 70 mijë persona ka paralajmëruar bojkotim të mësimit online dhe me prezencë fizike në të gjitha shkollat e vendit.

Bojkoti vjen si shenjë revolte ndaj propozim/ligjit për digjitalizim të librave shkollorë. Grupi në fjalë kërkon ndërprerjen e procedurës së miratimit të ligjit, debat publik me pjesëmarrjen e ekspertëve. Në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe do të kërkojnë dorëheqjen e Carovskës.