Testimi Ekstern Një Eksperiment Që Vazhdimisht Pëson Ndryshime

Testimi Ekstern Një Eksperiment Që Vazhdimisht Pëson Ndryshime

Nga viti shkollor 2016/2017 testimi ekstern do të fillojë nga klasat e gjashta, duke përjashtuar kështu klasat e katërta dhe të pesta të cilët deri më tani kanë qenë pjesë e testimit ekstern.

Kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimit të Ligjit për testimin ekstern të miratuar nga ana e kuvendit të Maqedonisë. Nga ministria e arsimit bëjnë të ditur se me ndryshimet e Ligjit, nxënësit do ta kenë më të lehtë për shkak se testimi nuk do të ketë ndikim në mesataren e nxënësit, por vetëm gjatë kohës së regjistrimit në nivelin tjetër arsimor. Sipas ndryshimeve, testimi do të fillojë në klasën e gjashtë ndërsa notat e testimit nuk do të vendosën në dëftesë, por në një shtesë të posaçme të saj. Edhe pse nuk do të shkruhen në dëftesë dhe nuk do të llogariten gjatë vlerësimit të notës mesatare të nxënësit, notat e testimit ekstern do të merren parasysh gjatë regjistrimit të nxënësit në nivelin tjetër arsimor. Nga kjo ministri bëjnë të ditur se testimi ekstern do të vijë në shprehje në kohë e regjistrimit në shkolla të mesme dhe në fakultet sidomos në ato drejtime ku konkurrenca do të jetë shumë e madhe. Mendoj se atëherë kandidatët do ta kuptojnë rëndësinë që ka testimi ekstern dhe notat e fituara nga ky testim. Në anën tjetër ndryshime të tjera parashikohen në përzgjedhjen e mbikëqyrësve e cila tani do të bëhet me konkurs dhe të njejtët do të paguhen për punën e bërë. Qendra shtetërore për testim është e obliguar që para mbajtjes së testit të bëjë publike testet me pyetje për ushtrim.

Sipas deputetëve, me këto ndryshime plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat e nxënësve për testimin ekstern, pasi një kohë të gjatë testimi është kundërshtuar nga nxënësit e shkollave të mesme..“ Të vendoset një shtojce në dëftesë ku do të evidentohen rezultatet e testimit, dhe jo siç ishte deri tani ku rezultatet e testimit ekstern ishin pjesë e dëftesës. Ndryshimet parashohin tërheqjen e testimit nga klasa e katërt dhe e pestë, por me këtë zgjidhje ka deklaruar Nuhi Dardhishta nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar diskriminohen mësimdhënësit mes vete, ata ta ciklit të ulët dhe të lartë, si dhe ata të shkollave të mesme. Me këto ndryshime bëjnë të ditur nga disa mësues të Tetovës, do të ketë një diferencim në mes të arsimtarëve dhe pjesa tjetër nuk është e qartë për shënimin e notave në shtojcë të posaçme. Testimi ekstern vazhdimisht është cilësuar si një eksperiment që nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Në anën tjetër nga testimi ekstern apo nga notimi i dobët në këto testimi shumë nxënës dhe student mund të humbasin të drejtën e shfrytëzimit të përfitimeve që do ‘ti ofrojnë institucionet arsimore. Kjo nuk është definuar qartë në ndryshimet e Ligjit, por institucionet që do të ofrojnë bursa me siguri do të kërkojnë që kandidatët të kenë sukses të shkëlqyer dhe notat e testimit ekstern t’i kenë të shkëlqyeshme për të bërë kështu përzgjedhjen e kandidatëve.

Please publish modules in offcanvas position.