Distribuim i pajisjes shkollore për nxënësit nga rajonet e vërshuara

Distribuim i pajisjes shkollore për nxënësit nga rajonet e vërshuara

Në SHFR "Shën Cirili dhe Metodi" fshati Straçincë dhe në SHFQ "Shën Cirili dhe Metodi" sot do të fillojë distribuimi i pajisjes shkollore për nxënësit nga rajonet e përmbytura, në të cilën do të marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.

Masën, që nxënësit nga rajonet e përmbytura të furnizohen me pajisje shkollore e paralajmëroi Qeveria e RM-së, ndërsa do ta zbatojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

"Është siguruar kompania e cila do ta kryejë distribuimin e pajisjes shkollore në ditët në vijim deri te nxënësit në vendet të cilat ishin vërshuar. Veçmë janë kompletuar pakot adekuate sipas grupmoshës, përkatësisht klasës së nxënësve. Këto ditë presim të përfundojë dorëzimi final i listave nga ana e komisionit dhe autoriteteve komunale, të cilët duhet t'i konfirmojnë. Ka nxënës të cilët janë në vendet e përmbytura, por nuk ndjekin mësim në ato shkolla. Kujdesemi që edhe ata fëmijë të përfshihen me këtë masë dhe të gjithë nxënësve të cilët janë përfshirë nga ngjarja e pamëshirshme, t'u ndahet pajisje shkollore dhe çantë", tha të premten zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Sipas të dhënave të MASH, me masën do të përfshihen mes 3.500 dhe 4.000 nxënës. Ata e ndjekin mësimin në 14 objekte shkollore prej të cilave numri më i madh janë shkollat rajonale.

Please publish modules in offcanvas position.