Hoxha:Në dobi të nxënësve është mësimi me prani fizike

Në dobi të nxënësve është mësimi me prani fizike, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kërkesën e disa komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për të kursyer rrymë dhe dru për ngrohje dhe sa të arsyeshme janë kërkesat që një pjesë e shpenzimeve dhe subvencioneve të mbulohen nga Qeveria, Arsovski tha se nuk është dikutuar për këtë në seancën e djeshme të Qeverisë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është diskutuar për këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar për tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se nuk ka ndryshim në mënyrën e mësimdhënies me prezencë fizike në shkollat fillore dhe të mesme.