Maqedoni, publikohet thirrja për shujtë të subvencionuar për studentët

Maqedoni, publikohet thirrja për shujtë të subvencionuar për studentët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në ueb faqen e saj (www.mon.gov.mk) është publikuar thirrje për realizimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar të studentëve, që nënkupton kompensim mujor monetar prej rreth 2.400 denarë në nëntë muaj të vitit.

Afati i aplikimit për studentët aktual është nga nesër (25 nëntor) deri më 3 dhjetor 2022.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Për konkursin mund të aplikojnë të gjithë studentët e nivelit të plotë universitar të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikantët duhet të plotësojnë edhe këto kushte: të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune; të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të lartë se paga minimale neto në vitin aktual.

Me rastin e paraqitjes së aplikacionit, studentët duhet t’i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Kërkesa për fitimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar studentor dhe Deklarata për saktësinë e të dhënave të futura në aplikacionin për fitimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor, si dhe ne gjithashtu apel që ta shikojnë dokumentin – Udhëzime për hyrjen në llogarinë transaksionale me rastin e aplikimit për ushqim të subvencionuar të studentëve, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH sipas detyrës zyrtare i siguron të gjitha provat e tjera të plotësimit të kushteve, të cilat i posedon MPB, APRMV-së, DAP dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga MASH për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.