Alarmet për bomba, kallëzim penal për veprën terrorizëm ndaj një të mituri

Alarmet për bomba, kallëzim penal për veprën terrorizëm ndaj një të mituri

Ndërkohë që alarmet e rreme për bomba kanë vazhduar edhe sot, MPB-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi, për veprën e kryer “terrorizëm”. 

Nga ky dikaster thonë se i mituri, i inspiruar nga alarmet paraprake, pasi ka parë se porositë me përmbajtje kërcënuese janë dërguar përmes një ofruesi specifik, është qasur në atë operator konkret dhe më 4 nëntor ka dërguar porosi për vendosje të eksplozivëve në katër shkolla të mesme në Shkup. Më 7 nëntor është kryer bisedë me të ku edhe e ka pranuar se e ka bërë veprën, dhe siç thonë nga MPB, e ka sqaruar mënyrën e kryerjes së saj.

“I mituri, i inspiruar nga paraqitjet paraprake për vendosje të bombave në disa shkolla të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit, në periudhën nga 26.10.2022 deri më 02.11.2022, në rrjetet sociale ka hasur se porositë ishin dërguar një ofruesi specifik, I cili ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, pas çka më 04.11.2022 nga kompjuteri I tij personal, duke u qasur në internet në rrjetin e një operatori të telekomunikimit, ka krijuar adresë elektronike në operatorin konkret, përmes së cilit ka dërguar porosi për vendosje të eksplozivëve në katër shkolla të mesme“, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Ministri i brendshëm Spasovski dhe kryeministri Kovaçevski thonë se është e vështirë të zbulohet se kush qëndron prapa këtyre sulmeve kibernetike.

“Sot ne dorëzuam një kallëzim penal, këtë e njoftova pas mbledhjes së dëshmive. E shihni kjo, pra sulmet kibernetike, nuk janë vetëm tek ne, janë është edhe në rrethinë. Sipas gjetjeve e para që e kemi marrë, bëhet fjalë për një domen që është I regjistruar jashtë, gjegjësisht në SHBA dhe kjo praktikisht tregon për seriozitetin e sulmeve kibernetike. Thashë se shumë rëndë është sigurimi I të gjitha dëshmive që vijnë, sepse ky është një krim transnacional, nuk është në korniza të shtetit”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër I Punëve të Brendshme.

“Bëhet fjalë për luftë kibernetike, shihni Evropa ndodhet në luftë. Këto paraqitje për bomba janë pjesë e saj. Janë edhe në shtete të tjera. MPB dhe sektori kompetent duhet të reagojnë dhe po e bëjnë këtë. Qëllimi I këtyre sulmeve është krijimi I panikut. Ne nuk është lehtë të zbulohet se kush qëndron prapa këtyre paraqitjeve. Ne jemi në komunikim me partnerët tanë në NATO dhe kemi koordinim edhe me BE-në edhe për sulmet kibernetike edhe luftën kundër korrupsionit dhe luftën me krizën energjetike”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sot dy shkolla të mesme dhe tre shkolla fillore në Kavadar, ishin caku alarmeve të rrejshme për bomba. Për shkak të afërsisë, po nxënësve të këtyre shkollave janë evakuuar edhe fëmijët e një çerdhe që ndodhet në afërsi të një shkolle tjetër. Mesazhet kërcënuese me alarme të rreme për bomba tashmë një kohë të gjatë u dërgohen shkollave të mesme në Shkup, ndërsa tashmë disa ditë me radhë këto kërcënime zgjerohen edhe jashtë kryeqytetit.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.