Në Shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Saraj" është pajisur një kabinet me kompjuterë, ku sigurohet mësim bashkëkohor dhe cilësor për nxënësit.
Siç informoi Qyteti i Shkupit, për atë qëllim sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, e vizituan edhe Qendrën e Komunitetit Rinor në kuadër të shkollës, e cila koordinohet nga Nezrane Rustemi, si hapësirë për aktivitete jashtëshkollore për të rinjtë e Sarajit.
"Qyteti i Shkupit fillon me një sërë projektesh për të rinjtë, me qëllim që të sigurojë mundësi cilësore për të rinjtë, integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim, forcimin e kompetencave dhe pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e politikave, si dhe inkurajimin e aftësive sipërmarrëse të të rinjve", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.