Nxënësit e Jahja Kemal vazhdojnë me sukseset e njëpasnjëshme edhe në lëndën e matematikës

Nxënësit e Jahja Kemal vazhdojnë me sukseset e njëpasnjëshme në lëndën e matematikës

Në Dibër u mbajtën garat e regjionale në lëndën e Matematikës për nxënësit e shkollave të mesme.

Ajo u organizua në hapësirat e gjimnazit të Dibrës ku morën pjesë gjithsej 72 nxënës nga shkollat shtetërore dhe private prej qyteteve: Tetovo, Gostivar, Kiçevo, Struga, Ohri dhe Dibra. Nga kjo garë më të suksesesh dolën nxënësit e shkollës së mesme private “Jahja Kemal”.

Vendin e parë për vitet e para e mori struganja Angela Boshevska, tek vitet e dyta Teona Nikollovska nga Gostivari tek vitet e treta Lilja Mihajlovska gjithashtu nga Gostivari.

Të tre janë nxënës të shkollës së mesme private “Jahja Kemal”. Naum Dimtrievski nga shkolla e mesme Strugës “Ibrahim Temo” arriti të jetë fitues tek vitet e katërta.

Nxënësit më të mirë do të marrin pjesë në garën shtetërore.

Please publish modules in offcanvas position.