Ministri Lutfiu mori pjesë në manifestimin solemn në Teatrin e fëmijëve në Shkup

Ministri Lutfiu mori pjesë në manifestimin solemn në Teatrin e fëmijëve në Shkup

Me rastin e kremtimit të festës së 7 Marsit – Dita e Mësuesit, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, mori pjesë në manifestimin solemn të organizuar nga Këshilli artistik në bashkëpunim me nxënësit e shkollave të mesme "Zef Lush Marku", "Cvetan Dimov", "Saraj", "Arsenie Jovkov" dhe "Boro Petrushevski".

"Në këtë ditë i nderojmë të gjithë mësuesit për kontributin e dhënë, për punën fisnike,për ato këshilla që u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë, mësime që na ndjekin edhe sot. Për të gjithë mësuesit në mbarë trevat shqiptare që sakrifikuan shumë dhe ndërtuan brezin e ri, mësusesit tanë meritojnë një respekt të gjithëmbarshëm", u shpreh Lutfiu.

Urimet më të mira për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe, të cilët edukojnë e mësojnë brezat.

"Duke ju uruar 7 Marsin, të gjithë ju arsimtarë, profesorë, pedagogë, dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm mirnjohje ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan nga vetja e tyre duke ushtruar profesionin më fisnik, për të mbrojtur vlerat e gjuhës, kulturës, hisorisë dhe traditat tona duke përçuar ato brez pas brezi, dhe sado të tregojmë mirnjohje ndaj mësuesve tanë, do të mbetemi borxh përsëri", përfundoi ministri Lutfiu.

Please publish modules in offcanvas position.