Ministri Lutfiu mori pjesë në Panairin e 29-të të librit në Shkup

Ministri Lutfiu mori pjesë në Panairin e 29-të të librit në Shkup

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu mori pjesë në Panairin e librit që po mbahet në Shkup.

Ministri Lutfiu ka vizituar edhe stendat e shtëpive botuese, ku edhe ka shkëmbyer mendime lidhur me përvojën në sferën e botimeve shkencore dhe arsimore, përkthimet më të reja nga autorë bashkëkohorë dhe klasik.

Në Panairin Ndërkombëtar të librit marrin pjesë 80 shtëpi botuese, ku u promovuan mbi 80.000 libra nga autorë të vendit dhe të huaj.

Panairi organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë.

Please publish modules in offcanvas position.