Janë publikuar pyetjet për testimin ekstern

Janë publikuar pyetjet për testimin ekstern

Qendra shtetërore e provimeve i ka publikuar pyetjet për testim ekstern për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm. Në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë të kapshme rreth 450 mijë pyetje, ndërsa 20 për qind janë ripërtërirë.

 

Testimet duhet të mbahen nga 5 deri më 9 qershor. Nxënësit japin provim në dy lëndë në rrugë elektronike.

Oraret për testim do të publikohen më 29 maj. Në cilën lëndë do të japin provim, nxënësit do ta dinë tre ditë para testimit.

Sipas ndryshimeve të fundit ligjore për arsim fillor dhe të mesëm, këtë vit risi është ajo që do të testohen nxënësit nga klasa e gjashtë deri në vitin e tretëm, respektivisht testim ekstern nuk do të kenë nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë.

Rezultatet preliminare duhet të publikohen më 15 qershor, pas së cilës pason periudhë për parashtrim të ankesave, e cila do të zgjat tre ditë. Rezultatet përfundimtare do të publikohen më 27 qershor.

Please publish modules in offcanvas position.