Studim: Universiteti ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Studim: Universiteti ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Universiteti është mjedisi që përveç dijes dhe shoqërisë, të siguron edhe një shëndet të mirë.

Statistikat tregojnë se njerëzit me arsimin më të ulët kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundje kardiovaskulare.

Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh për faktin se njerëzit e arsimuar zgjedhin stile të jetesës më të shëndetshme dhe punë më të paguar, gjë që do të thotë se ata mund të përballojnë kujdes më të mirë shëndetësor.

Studimi cilësonte se femrat ishin më të favorizuara pasi kishin një rrezik prej 28 përqind të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD) në krahasim me pothuajse 51 përqind të meshkujve që nuk shkonin në arsimin e mëtejshëm.

Dr. Yasuhiko Kubota, nga Universiteti i Minesotës, tha: “Më shumë se një në dy individë me arsim të ulët prekej të paktën një herë nga sëmundjet kardiovaskulare gjatë jetës së tij ose të saj.

Për çdo vit shtesë në arsimi ka pasur një ulje prej 11 përqind në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Please publish modules in offcanvas position.