Deskoska premton revizion për të gjithë librat

Deskoska premton revizion për të gjithë librat

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë Renata Deskoska paralajmëroi revizion të librave në të gjitha nivelet dhe se çdo përmbajtje e cila do të konstatohet se është e gabuar ose nxit gjuhë të urrejtjes të largohet nga librat.


Deskoska paralajmëroi shqyrtim edhe të lektyrave, për çka ka kërkuar ndihmë edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve.

Me këtë çëshjte, siç tha ajo, do të merren ekspertët dhe komisionet.

"Revizioni i të gjitha librave do të jetë pjesë e një procesi i cili do të debitohet në nivel ekspertësh. Në Ministria kamë marrë ankesë nga Avokati i Popullit për një libër i cili është për arsim qytetar, gjegjësisht libër për shoqëri i cili përmban dispozita diskriminuese. Duke e pasur parasysh që opinioni shpesh herë është përballur me shembuj në librat në të cilat kemi gabime, ku ka gjuhë të urrejtjes, qëndrime diskriminuese e paragjykime, të gjitha librat do të hapen në këtë proces të revizionit të plotë të arsimit me qëllim që të pastrohen gabimet nga librat në të cilat mësojnë nxënësit", tha ministrja Deskoska.

Please publish modules in offcanvas position.