927 tituj të rinj librash gjatë tremujorit të I-rë

927 tituj të rinj librash gjatë tremujorit të I-rë

Numri i titujve të rinj të librave gjatë tremujorit të parë 2017 është 927, raporton Instituti i Statistikave, (INSTAT).

 

Numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2017 është 35.707, duke shënuar rënie me 31,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e parë 2017, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 4.874 botime, 11,6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga këto botime 927 ishin tituj të rinj dhe 3.947 ekzemplarë të rinj.

Please publish modules in offcanvas position.