Partia e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov, "Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë" (GERB) ka fituar 32,5 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tregojnë rezultatet e para nga Komisioni zgjedhor pas 89 për qind të votave të numëruara.
Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë, të sponsorizuar nga presidenti Hashim Thaçi. Të tria i kanë thënë po përmbajtjes.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot në Baku, Azerbajxhan realizoi takim bilateral me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
Takimi treorësh i kryeministrave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundoi sot në Sarajevë. Takimi ishte në kuadër të përgatitjeve për samitin e ardhshëm të katërt të Procesit të Berlinit që do të mbahet në korrik.
Partitë kryesore opozitare shqiptare u kërcënuan se do t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 18 qershor, nëse Qeeveria e kryeminsitrit Edi Rama nuk jep dorëheqje dhe nuk formohet kabineti teknik, i cili do ta kryente procesin zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka siguruar qytetarët e Kosovës se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend, njoftojnë mediat kosovare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk votohet Demarkacioni atëherë Kosova nuk është se mbetet pa viza për disa muaj, por vizat shtyhen për disa vjet, "ndoshta edhe për dekada".
Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi pas seancës së djeshme parlamentare ku propozoi dy amendamente nga partia e tij, sot me anë të një postimi në Facebook ka publikuar listën e plotë.