Katër shtete evropiane dhe SHBA-ja iu bënë thirrje liderëve politik të Kosovës për t'i tejkaluar dallimet

Katër shtete evropiane dhe SHBA-ja iu bënë thirrje liderëve politik të Kosovës për t'i tejkaluar dallimet

Katër shtete evropiane dhe SHBA-ja iu bënë thirrje liderëve politik të Kosovës t'i harmonizojnë dallimet që e bllokojnë shtetit.

 

Në deklaratën e ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, shprehet shqetësim për situatën politike në Kosovë.

"Jemi të shqetësuar me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida", thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.

"Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj", thuhet në kumtesë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.