Tentativa e katër për vazhdimin e seancës konstitutive të Parlamentit të Kosovës dështoi për shkak të mungesës së kuorimit, dhe mospranisë të koalicionit PAN, Teuta Rugova nga LDK dhe disa nga koalicioni LAA.
Kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci, ka përfunduar debatin duke caktuar mbajtjen e takimit konsultativ të partive politike parlamentar, për të mërkurën në orën 10:00, e ku do të merrte pjesë edhe PAN, informon Koha Ditore..
Ai e luti edhe partinë e vet, Lëvizjen Vetëvendosje, të jetë pjesë e këtij takimi.
Gjatë debatit të zhvilluar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LAA paraqitën mendimet dhe pikëpamjet e veta për zhbllokimin e situatës politike në vend, duke krijuar institucionet shtetërore të Kosovës.
Paraprakisht, E PAN, koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka ritheksuar se nuk do të marrë pjesë në seancë për të propozuar kandidatin e tyre, duke e bojkotuar kështu edhe një tjetër tentativën për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, Shtetet e QUINT-it kanë shprehur brengosjen e tyre lidhur me situatën politike në Kosovë, duke thënë se është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë institucionet por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
Sot për herë të katërt u mbajt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një domosdoshmëri kjo për krijimin e Qeverisë së re, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.