Bosnjë-Hercegovina sot festoi 24 vjetorin e pavarësisë

Bosnjë-Hercegovina festoi 24 vjetorin e pavarësisë

Një marsi, Dita e Pavarësisë së Bosnjë-Hercegovinës është një ditë historike. Në referendumin e organizuar para 24 vjetësh, 64 për qind e banorëve të këtij shteti u deklaruan për pavarësi. Por, dilemat vazhdojnë.

Bashkësia Evropiane dhe Komisioni i Arbitrazhit në atë kohë në kuadër të Konferencës të Paqes për ish-Jugosllavinë e kanë pranuar në dhjetor të vitit 1991 të drejtën e ish-republikave jugosllave për shkëputje. Në këtë kuadër, shumica e banorëve të Bosnjë-Hercegovinës kanë shpallur edhe pavarësinë. Por për shumicën e serbëve në këtë vend, kjo datë ka shënuar fillimin e vuajtjeve dhe sakrificave të mëdha. Analisti politik nga Banja Luka, Miodrag Zivanovic mendon se Bosnjë-Hercegovina nuk duhej të qe nisur të fare në rrugën e pavarësisë". Në anën tjetër, historiani dhe drejtori i Institutit për hulumtimin e krimeve kundër njerëzisë, Smail Çekiq thotë se "pavarësia e Bosnjë-Hercegovinës ka qenë rezultat logjik i ekzistencës shekullore të shtetit boshnjak, luftës antifashiste dhe vendimeve të AVNOJ-it. Bosnjë-Hercegovina është një shtet i njohur ndërkombëtarisht me subjektivitet të plotë, Reformat e bëra pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 kanë mundësuar ndryshime të mëdha në këtë vend. Kjo ka forcuar sot edhe shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Në prognozat e fundit optimiste thuhet se ky vend së shpejti do të plotësojë edhe kushte për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 24 vjet pas shpalljes së pavarësisë ky do të ishte ky një hap shumë i rëndësishëm i afrimit të Bosnjë-Hercegovinës me familjen evropiane.