Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për Radio Televizionit të Kosovës (RTK), tha se Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë. Sipas tij i gjithë ky proces do të ndodhë në partneritet me SHBA-të, NATO-në dhe BE-në.
"Definitivisht pres që ushtria të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kemi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështesë fuqishëm që ky proces të ndodhë. Askush nuk e ka të drejtën e vetës mbi ushtrinë", tha presidenti i Thaçi në RTK.
Thaçi tha se po vazhdon me implementimin e gjërave për të cilat është zotuar se duhet përfunduar deri në fund të këtij viti dhe në këtë drejtim edhe për çështjen e ushtrisë, që nënkupton përfshirjen e të gjitha komuniteteve me votimin në Kuvend të Kosovës.
"Do ta ndërtojmë një ushtri moderne, multetnike, profesionale dhe me perspektivë të sigurt për anëtarësim në NATO", tha presidenti Thaçi.