Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta sot ka realizuar takim me raportuesin e Parlamentit Evropian (PE) për Shqipërinë, Knut Flekenshtajn.
Sipas njoftimit zyrtar nga kabineti i presidentit, biseda është fokusuar tek rëndësia madhore e zbatimit të reformës në drejtësi, dhe konsensusit të gjerë mes pozitën dhe opozitës.
"Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces", u shpreh presidenti Meta.
Meta nënvizoi se rëndësi të madhe ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.