700 pjesëtarë të forcave të sigurisë vendosen në kufi me Greqinë

700 pjesëtarë të forcave të sigurisë vendosen në kufi me Greqinë

Rreth 700 pjestarë të batalionit të këmbësorisë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë, janë vendosur sot në kufirin jugor të vendit, atë qe të lidh me Greqinë dhe nga ku vjen edhe fluksi më i madh i refugjateve.

Ky hap ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, kur refugjatët tentuan të kalojnë me forcë kufirin dhe të futen në territorin e Maqedonisë. Refugjatët vazhdojnë të bëjnë thirrje që të hapet kufiri e të mund të kalojnë nga Maqedonia në vendet e BE-së.