Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka organizuar mbrëmë një darkë për kryetarët e delegacioneve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Albeu.
Pjesëmarrës në të ishin, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë, Zaev dhe disa përfaqësues të tjerë.
Ndërkaq, mësohet se tema e bisedimeve ka qenë përparimi drejt integrimit evropian.