Do të ulen çmimet në roaming mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Do të ulen çmimet në roaming mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia dhe Bullgaria sot me memorandum e zyrtarizuan paralajmërimin për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikimeve.

 

Memorandumin e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë, Damjan Mançevski, dhe ministrit bullgar i Transportit dhe Lidhjeve dhe Teknologjive Informatike, Ivajlo Moskovski, gjatë seancës së përbashkët të qeverive të të dy shteteve që u mbajt në Strumicë, në prezencë të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Dokumenti mundëson që trupat rregullatorë të të dy shteteve të fillojnë procedurë me të cilën do t'i nxisin operatorët të lidhin marrëveshje për çmime më të ulëta gjatë bisedave, porosive dhe internetit në roaming.

Çmimet e bisedave me celularë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, siç potencuan disa herë nga ministritë dikasteriale, janë ndër më të lartat në Evropë. Tani për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet mes 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për megabajt internet.

Maqedonia është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor me të cilën Bullgaria nënshkruan memorandum për uljen e roamingut. Sipas paralajmërimeve, në dhjetor duhet të nënshkruhet marrëveshje e tillë edhe me Serbinë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.