Sot në mbledhjen e organizuar nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin e Emergjencave, Rama u shpreh se pas përmbytjeve rreziku më i madh ka kaluar ndërsa tashmë ka filluar një fazë tjetër ajo e kompensimit të të gjitha familjeve të përmbytura.
"Tani është momenti për të cuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale.
Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi", tha Rama.