Cipras: Greqia në vitin 2018 do t'i lërë pas vete reformat e dhimbshme

Cipras: Greqia në vitin 2018 do t'i lërë pas vete reformat e dhimbshme

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se vendi do të kthejë një faqe të re në vitin 2018 dhe do t'i lërë pas vete reformat e dhimbshme të cilat duhej t'i zbatojë si kusht që të marrë mjete financiare pas kolapsit ekonomik në vitin 2009.

 

"Përfundimisht ka ardhur momenti i ekonomisë greke. Strategjia e Qeverisë time dhe përpjekjet e popullit grek dhanë rezultat", deklaroi Cipras gjatë pritjes në Odën Ekonomike Amerikane në Greqi.

Cipras tregoi në faktin se në tre tremujorë ekonomia greke ka shënuar rritje, që, sipas tij, është dëshmi se më e keqja për Greqinë e kaluar.

Kryeministri grek pret në gusht të vitit 2018 që vendi të dalë nga memorandumi me kreditorët evropianë dhe ndërkombëtarë, pas çfarë do të mund sërish të udhëheqë politikë ekonomike personale.

Kjo nënkupton se Greqia mund të huazojë vetë para në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, pa qenë e detyruar për ndihmë nga shtetet e tjera të BE-së.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.