Biznesmenët e Maqedonisë në Tiranë e përforcojnë bashkëpunimin me kompanitë shqiptare

Biznesmenët e Maqedonisë në Tiranë e përforcojnë bashkëpunimin me kompanitë shqiptare

Një delegacion i biznesit i Lidhjes së Odave Ekonomike dhe një delegacion i Odës së Maqedonisë Veriperëndimore është duke qëndruar në një vizitë treditore në Shqipëri me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit afarist dhe të vendosen relacione të reja të biznesit midis kompanive të dy shteteve.

Biznesmenët kanë realizuar takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa u takuan edhe me më shumë ministra në Qeverinë shqiptare. Është planifikuar të realizojnë takime edhe kryetarët e Odës Ekonomike të Tiranë dhe Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Industrisë së Shqipërisë, kryetarët e Tiranës dhe Durrësit, drejtori i portit të Durrësit dhe me kryetarin e Odës Ekonomike në Durrës. Në kuadër të vizitës do të mbahet edhe forum biznesi dhe investues në Tiranë i cili do të organizohet në bashkëpunim me Lidhjen e Odave Ekonomike dhe industrisë së Shqipërisë dhe Odën ekonomike të Tiranës. Në forum do të marrin pjesë kompani të dy shteteve, ndërsa është paralajmëruar edhe prania e ministrit shqiptar të Ekonomisë, ambasadorit të Maqedonisë në Shqipëri dhe ambasadorit shqiptar në Maqedoni. Maqedonia dhe Shqipëria kanë vëllim të madh të këmbimit tregtar, por ka potencial për zhvillimin e bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën për shfaqjen e përbashkët të panaireve tregtare, organizimit të ngjarjeve tet-a-tet dhe përpunimin e ofertës së përbashkët turistike. Dy shtetet janë anëtare të Organizatës botërore të tregtisë (OBT) dhe nënshkruese të Marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) 2006. Lidhja e Odave Ekonomike ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Odën ekonomike industriale të Durrësit, ndërsa në bashkëpunim me Institutin për hulumtime bashkëkohore të Shqipërisë e realizoi projektin për përmirësimin e bashkëpunimit të biznesit në rajonin ndërkufitar, i financuar nga programi IPA.