Ndotësi i dytë më i madh në Evropë gjendet në Maqedoni

Ndotësi i dytë më i madh në Evropë gjendet në Maqedoni

Sipas "Deutsche Welle", termocentrali i Manastirit është ndotësi i dytë më i madh në Evropë dhe i pari në Maqedoni.

Të dhënat dalin nga vlerësimi i ndikimit të prodhimit të energjisë nga qymyri mbi harxhimet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor, të përpiluara nga Shoqata Evropiane për Shëndet dhe Mjedis Jetësor. Sipas këtij raporti, 7 nga 10 termocentralet që janë ndotës të mëdhenj të ajrit në Evropë, ndodhen në Ballkan. Termoelektrana e Manastirit lëshon rreth 2700 ton grimca PM 2.5 në ajër, ndërsa pas saj radhitet termocentrali "Kosova A" në afërsi që lëshon 67000 tone dyoksid sulfuri. Vlerësohet se, dëmet ndaj sistemit shtetëror të Evropës për shkak të substancave të dëmshme që i emiton Maqedonia arrijnë nga 256 milionë deri 720 milionë euro në vit.

Please publish modules in offcanvas position.