Mogherini dhe Hahn muajin tjetër në Kosovë për ecurinë e MSA-së

Mogherini dhe Hahn muajin tjetër në Kosovë për ecurinë e MSA-së

Pasi u arrit marrëveshja vitin që shkoi në Strasburg dhe fillimit të zbatimit në praktikë më 1 prill të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim MSA, Kuvendi ka formuar edhe Komisionin parlamentar për Stabilizim-Asociim, i cili sot në mbledhjen e parë të mbyllur për media ka diskutuar për projekt- agjendën 2016">2016 dhe për takimet nga maji me përfaqësues të BE-së.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti deklaroi se më 16 dhe 17 maj do të mbahet seanca e Kuvendit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn për ecuritë e MSA-së. Ndërsa lidhur me raportin e punës së këtij Komisioni për vitin 2016">2016 ai tha se do të miratohet në mbledhjen e ardhshme. Deputeti i AAK-së Pal Lekaj u shpreh se sa herë që punohet në të mirë të Kosovës do të marrin pjesë, përveç në seanca. “Ne jemi për bashkim të opozitës, vetëm programet dhe ideologjia nuk na bën njësoi me VV-në”, tha Lekaj.