Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti

Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti

Kuvendi i Kosovës një ditë më parë ka miratuar në parim tri projektligjet që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë dhe Projektligjin për shërbim në FSK.

 

Bislim Zyrapi, këshilltar i presidentit të Kosovës, njëherësh ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, tha se rrugëtimi për themelim të Ushtrisë së Kosovës ka ecur nëpër etapa duke filluar nga UÇK-ja.

 Sipas tij ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Ai tha se edhe më herët ka pasur iniciativë për themelim të ushtrisë së Kosovës.

“Grupi i krijuar ka punuar për të ecur përpara në rrugëtimin e themelimit të ushtrisë”, tha ai sot për RTK-në.

Zyrapi tha se Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të ruajtjes së territorit të Kosovës. “Populli serb i Kosovës, ka qenë pjesë e FSK-së, por një pjesë e tyre është larguar nga presioni i Beogradit”, tha ai.

Please publish modules in offcanvas position.