Hoxhaj fton qytetarët t’i bojkotojnë prodhimet serbe

Hoxhaj fton qytetarët t’i bojkotojnë prodhimet serbe

Zëvendëskryeministri i Qeverisë të Kosovës Enver Hoxhaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që sa më shumë t’i bojkotojnë produktet serbe dhe të blejnë mallra të cilat prodhohen në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, fuqizon atë si dhe i mbron prodhimet vendore.

Ai ka thënë se vendimi është marrë për të penguar Serbinë që të mos financoj fushata kundër Kosovës.
“Mendoj se vendimi si i tillë, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, por mbi të gjitha i mbron edhe prodhimet vendore”, tha Hoxhaj.

Please publish modules in offcanvas position.