Haradinaj mori letër nga Merkeli me përkrahje për anëtarësim në Interpol

Haradinaj mori letër nga Merkeli me përkrahje për anëtarësim në Interpol

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj publikoi sot se ka marrë letër nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me të cilën ajo e përkrah Kosovën në qëllimin për anëtarësim në Interpol, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 

Siç shkroi Haradinaj në Fejsbuk, ku edhe e publikoi letrën e Merkelit Gjermani vazjdon fiqishëm që ta përkrahë Kosovën në përprjekejt esaj përanëtarlsimin në organizatat ndlrkombltare, dukepërfhirëedheInterpoloin kui Kosovad fo të përpiqet që të anëtarësohet në Asamblenë e Përgjithsme që do të mbahet në datën 20 të këtij muaji në Dubai.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”, shkroi Haradinaj , duke i shprehur “thellësisht mirënjohje kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”.

Letrën nga Merkeli kryeministrit të Kosovës ia dorëzoi ambasadori gjerman në Prishtinë Kristian Held.

Please publish modules in offcanvas position.