Qeveria e Kosovës i përgjigjet Brukselit: E përkrahim Thaçin për dialogun

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Brukselit: E përkrahim Thaçin për dialogun

Qeveria e Kosovës është përgjigjur rreth letrës së Brukselit. Në qeverinë e Kosovës thonë se do të vazhdojnë të merren me dialog, bazuar me kompetencat që i ka, ndërsa deklarojnë se edhe rolin i Presidentit do të jetë në bazë të asaj që ia mundëson kushtetuta.

 

“Qeveria e Kosovës ne baza të rregullta komunikon me Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për dialog. Bazuar ne kompetencat që ka, Qeveria është angazhuar me te gjitha kapacitetet e saja për një dialog konstruktiv dhe ne te njëjtën kohe respekton dhe mbështet presidentin në këtë proces, bazuar në kompetencat e tija kushtetuese”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, njofton Gazeta Ekspres.

Kjo përgjigje vjen pas intensifikimit të përplasjeve mes shefit të ekzekutivit dhe të ndërmjetësueses së dialogut.

Pasi kryeministri Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE-së e ka humbur kredibilitetin e ndërmjetësueses, Mogerini ia ktheu sot një letër kreut të Qeverisë.

Aty i tregoi se rolin kryesor dhe të vetmin që e sheh Bashkimi Evropian si kornizë të vetme reale është presidenti Thaçi.

Ne e mirëpresim atë dhe e konsiderojmë si një input në kuadër të qëndrimeve të Kosovës që do të shprehen nga presidenti i saj në dialogun aktual, që përbën për BE-në kornizën e vetme reale për adresimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Sipas asaj, që thuhet në letër, ekipi negociator i krijuar nga Qeveria dhe PSD-ja, numërohet veç si një ‘input’.

Ndërsa Mogerini hakmarrjen nuk e ka lënë me kaq. Ajo në takimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, ftoi të gjithë kryeministrat, ndërsa anashkaloi Ramush Haradinajn.

Në emër të Kosovës e ftoi Presidentin Thaçi, ndërsa si përfaqësues i Serbisë në këtë takim është Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj të hënën në takimin me përfaqësuesit e BE-së, kritikoi ndërmjetësimin e Mogerinit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri përmendi temën e shkëmbimit të territoreve që, sipas tij, ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalë krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet”, tha Haradinaj.

Please publish modules in offcanvas position.