Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë

Vizita e Hahnit në Kosovë, vazhdimësi e presioneve të BE-së për heqjen e taksës për Serbinë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn do të qëndroj sot pasdite për vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Hahn do të takohet vetëm me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

 

E kjo vizitë siç duket po bëhet në vazhdën e presioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i bërë Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, sepse një veprim i tillë po konsiderohet nga faktori ndërkombëtar si pengesë për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

 Kështu ka vlerësuar Demush Shasha nga Instituti EPIK. Shasha në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se pavarësisht presioneve nga BE-ja për heqje të taksës, nga ana e Qeverisë së Kosovës është parë qëndrim i prerë që taksa është një domosdoshmëri për të siguruar mbrojtjen e interesit nacional dhe levë presioni ndaj Serbisë në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.