Tsipras: Marrëveshja e Prespës është hap historik për të gjithë Evropën

Cipras: Marrëveshja e Prespës është hap historik për të gjithë Evropën

Kryeministri i Greqisë Alexis Cipras, përmes një video ka dhënë mesazh për qytetarët ku thotë se ka ardhur koha që të dihet e vërteta për marrëveshjen e Prespës.

 

Cipras thotë se Marrëveshja e Prespës mes Shkupit dhe Athinës është hap historik për rajonin, por edhe Evropën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 “Ka ardhur koha që ta mësojmë të vërtetën. Marrëveshja e Prespës është hap historik, jo vetëm për të dyja vendet dhe rajonin më të gjerë, por për të gjithë Evropën. I kemi forcuar marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe stabilitetin”, thotë Tsipras.

Paralelisht, Ministria e Jashtme e Greqisë ka publikuar një tekst në të cilën u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Please publish modules in offcanvas position.