Protestë për të miturën e keqpërdorur në Drenas

Protestë për të miturën e keqpërdorur në Drenas

Nën thirrjet “Po du msus jo përdhunues”, “Shkolla është e jona, jo e pedofilëve”, sot është mbajt protestë para shkollës “Skënderbeu” në Drenas, pas bërjes publike të përdhunimit ndaj të miturës nga Drenasi.

 

Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës. Në protestë ka dalë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton Kosovapress.

Protesta “Pro mësimit, jo përdhunimit”, më pas ka vazhduar drejt stacionit policor të Drenasit, ndërsa është paraparë të mbahet edhe seancë qeveritare.

Në mbrojtje të të miturës ka dalë edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës e cila poashtu mbajti seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.

Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës.

Ndryshe, e gjithë kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të kanë reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare.

Please publish modules in offcanvas position.