Xhaferi në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike –  Joniane

Xhaferi në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike – Joniane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike – Joniane e cila më sot dhe nesër do të mbahet në Budvë, Mali i Zi.

 

Në kuadër të Konferencës, siç informon pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi do të mbajë fjalim në temën “Trupat parlamentare si resurs i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit në fushat me prioritet për shtetet anëtare të Nismës Adriatike- Joniane”. Është parashikuar edhe realizimi i takimeve bilateral me kolegët nga rajoni.

Please publish modules in offcanvas position.