Hoxha: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas zgjedhjeve për Parlamentin e Evropës

Hoxha: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas zgjedhjeve për Parlamentin e Evropës

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së ka kuptuar se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk është prioritet në Bruksel, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 

Hoxha për gazetën “Zëri” deklaroi nuk pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

Megjithatë, ajo është optimiste se vendimi për liberalizim të merret pas këtyre zgjedhjeve.

“Po e ritheksoj se ne i kemi përfunduar detyrat tona dhe tani gjithçka varet nga shtetet anëtare. Në këto rrethana që po zhvillohen në BE nuk është prioritet çështja jonë dhe nuk është reale të pritet të ketë një vendim para zgjedhjeve. Në qershor kam thënë se po kërkojmë të futet në agjendë, nuk kam dhënë as afat, as imperativ ndaj nevojave tona, por vetëm mundësi nëse arrihet konsensusi në vendet anëtare për ta vënë në agjendë dhe të votojnë në Këshill”, ka thënë Hoxha.

Please publish modules in offcanvas position.