Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq (Dokument)

Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq (Dokument)

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministrën në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

 Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar vendimin për shkarkimin e Mikiq. Ai ka shkruar se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike

 Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministrën në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar vendimin për shkarkimin e Mikiq. Ai ka shkruar se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

 “Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj.

Ky shkarkim i zv.ministres Mikiq, vije pasi që dje në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, Vesna Mikiq, kishte publikuar një shkrim ku kishte thënë se para 20 vitesh u bë “gjenocid ndaj një shteti sovran”.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte shkruar ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Lidhur me këtë kishin reaguar edhe deputet të Kuvendit të Kosovës, si deputetja Ganimete Musliu, e cila kishte kërkuar nga Haradinaj ta shkarkonte zv.ministren Nikiq.

“Kjo zv.Ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona. Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar, por jo deri në pafundësi. Ndytësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkojë të jetojë në “shtetin e saj sovran”, kishte shkruar Musliu.

11111111 0f1da

Please publish modules in offcanvas position.