SHBA-ja e ndaloi dërgesën e pjesëve për F-35 për shkak të sisteme raketore ruse S-400

SHBA-ja e ndaloi dërgesën e pjesëve për F-35 për shkak të sisteme raketore ruse S-400

SHBA-ja e ka ndaluar dërgesën për aeroplanë ushtarakë F-35 në Turqi pas paralajmërimeve disamujore deri në Ankara të mos blejë sisteme raketore ruse S-400, publikoi Pentagoni. Personat zyrtarë amerikanë publikuan se do ta ndalojnë edhe shitjen e aeroplanëve Turqisë nëse Ankaraja nuk heq dorë nga sistemi raketor rus.

 

“SHBA-ja ishte shumë e qartë se blerja e sistemit S-400 është e papranueshme. Derisa nuk heqin dorë nga dërgesa e S-400, SHBA-ja i ka ndërprerë dërgesat edhe aktivitetet lidhur me vendosjen e aftësisë operative të aeroplanëve të Turqisë. Nëse Turqia furnizon S-400, pjesëmarrja e tyre e vazhdueshme në programin F-35 është rrezikuar”, tha zëdhënësi i Pentagonit Çarls Samers më i riu.

Përfaqësuesit e ushtrisë së SHBA-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes thonë se derisa Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, nuk e rishqyrton furnizimin e sistemit S-400, do t’i humbasë aeroplanët dhe sistemet e tjera ushtarakë amerikanë.

Please publish modules in offcanvas position.