Fillon ndërtimi i Muzeut të gjenocidit serb “Bllace 99”

Fillon ndërtimi i Muzeut të gjenocidit serb “Bllace 99”

Gur themel për të ashtuquajturin Muzeu i gjenecodit serb “Bllace 99” do të vendoset sot në fshatin po me të njëjtin emër në komunën e Hanit të Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 

“Në kujtimin e egzodit nga viti 1999 dhe të të rënëve për liri, të përvuajtuirit dhe të zhdukurit, Zyra e kryeministrit organizon ceremoni të vendosjes së gur themelit të Muzeut të gjenocidit serb ‘Bllace 99′”, thuhet në kumtesën nga shërbimi për informim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Solemnitetet me rastin e fillimit të ndërtimit do të fillojnë në orën 14:00, me fjalime të liderëve kosovarë dhe program artistik të Ansamblit shtetëror për këngë dhe valle “Shota”, pas çka do të hapet ekspozitë e fotografive nga kampi i refugjatëve në vitin 1999 dhe do të mbahet miting poetik, ndërsa do të përfundojnë me mbjelljen e 99 fidanëve.

Për qytetarët të cilët janë të interesuar për të marrë pjesë në ceremoni, hekurudhat e Kosovës organizojnë transport falas me tren i cili do të niset nga Mitrovica në orën 11:00 dhe do të ndalojë në çdo stacion deri në Bllacë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.