Hojt Ji: Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real

Hojt Ji: Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real

Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real dhe është i dëmshëm që Ballkani Perëndimor pretendon se zbaton reforma, ndërsa BE-ja se reforma janë të zbatuara, deklaroi ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Brajan Hojt Ji.

“Nuk ka nevojë të hiqet dorë nga eurointegrimet, por me rëndësi është të jesh i sinqertë lidhur me perspektivat në atë rrugë. Sepse pretendimet se kjo është e sigurt dhe se disa vende mund të mbesin anëtarë deri në vitin 2025, jo vetëm që u bën dëm atyre të cilët duhet të zbatojnë reforma, por i inkurajon edhe kleptokratët, funksionarët e korruptuar t’u thonë njerëzve se anëtarësimi do të nodh për dy, tre, pesë vjet dhe u jep më shumë oksigjen sesa që meritojnë”, ka thënë Ji në tubimin “Zgjidhja e moszgjidhjes të Ballkanit Perëndimor” në Uashington.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare për momentin nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se BE-ja dhe SHBA-ja në rajon nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur, si dhe se është me rëndësi që BE-ja dhe SHBA-ja të kenë qasje të vetme.

“Gjithashtu duhet të dimë se nëse nuk realizojmë menjëherë – punët do të bëhen shumë më keq”, konkludoi Ji.

Lidhur me takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron, Ju tha se nuk është vendimtar për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por është shans për të biseduar.

Sipas tij “librat historik” për Ballkanin janë plot me momente “tani ose asnjëherë”, por takimi në Berlin nuk është një prej tyre, edhe pse është shans. 

Please publish modules in offcanvas position.