Palmer: Maqedonia e Veriut është një shembull i mirë për Prishtinën dhe Beogradin

Zëvendës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, Methju Palmer deklaroi dhe Prishtina dhe Beogradi në zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të shërbejnë me shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Palmer në një intervistë për Radio Evropa e Lirë – BeH, duke u përgjigjur në pyetjen për rreziqet e sigurisë në rajon dhe rolin e SHBA-së në pajtimin e tyre, tha se Uashingtoni është i përkushtuar në partneritetin e tij dhe se ekzistojnë qëndrime të kundërta në rajon, por edhe se janë hapur suksese të rëndësishme. “Si një shembull me të vërtetë i mirë për këtë, do të sugjeroja në Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë. Atë që e tregoi Marrëveshja e Prespës është se sa është e rëndësishme udhëheqja. Bashkësia  ndërkombëtare këtë nuk e ka bërë vetë. Ne e kemi mbështetur këtë.

Këtë e kanë arritur kryeministrat dhe ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve dhe të dyja palët kanë ndërmarrë rrezik të konsiderueshëm politik. Gjetën kompromis dhe ia dolën. Dhe me këtë e hapën rrugën drejt ardhmërisë evropiane për Maqedoninë e Veriut, dhjetëra anëtarë të Aleancës tani më e kanë ratifikuar marrëveshjen për inkuadrimin e vendit”, deklaroi Palmer. Ai shfaqi shpresë se Këshilli i Evropës do të sjell vendim për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut. “Me të vërtetë është dashur shumë guxim që të arrihet kjo marrëveshje, por ky guxim tani po shpërblehet. Shpresoj se liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të marrin mësim nga ky shembull dhe se do të nisen në rrugën e kompromisit dhe gjetjes së një vendimi të mirë”, ka thënë Methju Palmer/ Ai mesazhin e njëjtë e dërgoi edhe deri tek liderët e BeH-së për të marrë përgjegjësi dhe të jenë të gatshëm për kompromis, por edhe për rrezik, vetë t’i zgjidhin problemet. “Ne nuk mund ta bëjmë këtë në vend të tyre. Ky është një leksion që e kemi mësuar nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe mendojmë se me të vërtetë mund të zbatohet në tërë rajonin”, ka thënë Palmer.

Please publish modules in offcanvas position.