Opozita proteston sërish sot, PD: Policia mos të bëhet pjesë e dhunës

Opozita do të marshojë sërish sot në orën 18:30, por ndryshe nga manifestimet e tjera ky do të jetë marshim proteste. Në protestë mungon Sahit Dollapi dhe në vend të tij do të jetë sekretari për burimet Njerëzore, Ervin Minarolli.

Në protestat e shkuara, Sahit Dollapi ka qenë pikë kontakti për policinë. Paraprakisht mësohet se Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi përmes një letre e ka njoftuar policinë se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, ndërsa i ka kërkuar policëve që të mos bëhen pjese e dhunës së paligjshme, sipas tij.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Please publish modules in offcanvas position.